Kaloni te përmbajtja kryesore

Dështon zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të zgjedhin dy anëtarë të Komisionit për Ndihmë Shtetërore, pasi asnjëri nga katër kandidatët nuk morri votat e mjaftueshme dhe u vendos për të përsëritur konkursin.
Në votim morën pjesë 78 deputetë, prej tyre ishin 31 vota të pavlefshme.
Kandidatja Fatlume Jaha mori 21 vota, Vlora Haziri 20 vota, Shkodran Manaj 18 vota dhe Ardian Hoti 17 vota.
Në bazë të kësaj, kryesuesi i komisionit vlerësues, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, tha se asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar votat e mjaftueshme.
“Asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar votat e mjaftueshme për të konkluduar këtë përzgjidhje”, tha ai.
Me përfundimin e kësaj pike, Kuvendi mbylli punimet e seancës së sotme plenare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button