Sinan Hoxha nuk ka të ndalur, paralajmëron projektin e madh

Këngëtari Sinan Hoxha, ka qenë shumë aktiv këtë verë në muzikë.
Hoxha ka publikuar projekte të shumta muzikore dhe të gjitha të realizuara me videoklipe e të cilat janë kuruar deri në detaj.
Jo më larg se dje, Sinani publikoi projektin “Po lun vallen mo e mira”, e sot përmes një postimi në Instagram, artisti ka bërë të ditur se ka gati edhe tri projekte të tjera muzikore të cilat do të lansohen të hënën, njëra nga të cilat është “Loti që pikon”.

Hoxha ka bërë të ditur për ndjekësit e tij se gjithë këtë kohë ka qenë duke punuar në albumin e ri dhe se së shpejti do të publikohet i kompletuar.
“Të hënën ora 18:00 dhe 3 projektet e fundit keshtu kompletohet albumi”, ka shkruar Sinani në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sinan Hoxha (@sinanhoxha_) 

Të tjera projekte të realizuara nga këngëtari janë edhe “Të Dielen”, “Puthje” në bashkëpunim me Anxhela Peristeri, “Se le baba”./21Media

Back to top button