Sindikata e Infermierëve të Kosovës thotë se 600 punëtorë të QKUK-së shkuan në ekskursion në Shqipëri

Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga Inspektorati i Punës, Ministrinë e Shëndetësisë, SHSKUK dhe Bordin e SHSKUK-së që urgjentisht të hetohet mënyra e lirimit nga puna të rreth 600 punëtorëve të QKUK-së për në ekskurzionin në Shqipëri gjatë ditë së sotme.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës e kupton nevojën e profesionistëve shëndetësor për sadopak relaks pas gjithë stresit të akumuluar gjatë periudhës me pandeminë COVID-19 dhe është pro aktiviteteve të cilat e lehtësojnë ngarkesën psikologjike të të gjithë atyre që gjatë këtyre muajve dhanë maksimumin e tyre në shërbim të qytetarëve. Sindikata e Infermierëve të Kosovës në anën tjetër konsideron që me këtë veprim është rrezikuar dhe kufizuar pa të drejtë dhënia e shërbimeve qytetarëve, ndërsa barra e punës i’u është lënë stafit mbështetës të cilët tash e 3 muaj nuk kanë paga, ndërsa tani pritet që të mbesin edhe pa punë.”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.
Në këtë kontekst Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që në eventualitet të “betejave” sindikale apo hakmarrjeve, për marrje primati apo edhe për të fituar poena brenda komuniteteve, shërbimet nuk duhet kufizuar apo rrezikuar në asnjë rast dhe për asnjë çmim.
“Betejat” sindikale fitohen përmes plotësimit të kërkesave të atyre që përfaqësojmë, rregullimit të statusit social dhe përmirësimit të mirëqenies sociale dhe ekonomike të atyre që përfaqësojmë, e jo duke ndëshkuar qytetarë për teka dhe protagonizëm. Si organizatë sindikale konsiderojmë që është thelbësore edhe investigimi i participimit dhe të së drejtës për participim, pjesëmarrjes dhe keqpërdorimit të parasë publike me qëllim të rritjes së numrit dhe ekspozesë. Shoqatat sindikale konsiderojmë që përveq egos dhe ambicieve për primat, duhet të kenë edhe një dozë morali në raport me qytetarë dhe dinjitet me rastin e zhvillimit të aktiviteteve sindikale. Sindikata e Infermierëve të Kosovës konsideron që me e drejtë dhe e moralshme do ishte organizimi i një eventi si shenjë falenderimi për të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan gjatë pandemisë COVID-19, ndarjes së mirëmjohjeve publike, qoftë edhe me mbrëmje solmne ( muzikë ), mirëpo në kohë kur nuk kufizohen shërbimet, nuk mbingarkohet stafit tjetër dhe nuk i’u mbetet barra atyre që janë skajshmërisht të diskriminuar dhe të papunë potencial.”, përfundon reagimi./21Media

Back to top button