Mblidhet Këshilli i Sigurisë, Kurti e Sveçla në konferencë për media pas mbledhjes

Sot(e dielë) do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.
Përmes një komunikate për media, është bërë e ditur se pas mbledhjes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla do të mbajnë konferencë për media.
Sipas njoftimit, konferenca nis në orën 12:30.
Kjo mbledhje pason pas sulmeve të fundit në veri të vendit, atje ku janë vendosur edhe barrikada./21Media 

Back to top button