Sivjet Haxhi më i shtrenjtë

Në vitin 2019, kur u bë edhe shkuarja e fundit nga Kosova, për një person u pagua 4 mijë e 150 euro. Por, këtë vit çmimi për të kryer pelegrinazhin e umres do të jetë më i shtrenjtë. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) sot ka njoftuar se shkuarja në Haxh sivjet do të kushtojë 5 mijë e 700 euro.
BIK përmes një postimi në “Facebook”, ka treguar krejt çka përfshihet në këtë aranzhim.

Edhe kushtet që duhet plotësuar si shkak i pandemisë do të jenë ndryshe. Mosha nën 65 vjeç, vaksina me dy doza kundër COVID-19 ose një test PCR negativ i vlefshëm 72 orësh, janë kriteret që duhet plotësuar para hyrjes në shtetin arab.

Haxhi kryhet brenda dhjetë ditëve të muajit Dhul Hixhxhe të kalendarit islam. Dhe është një nga pesë shtyllat e islamit, pas besimit, namazit, zeqatit e agjërimit të Ramazanit./21Media

Back to top button