Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, 9 të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën nacionale nacionale Prishtinë-Pejë më saktësisht në fshatin Korrroticë e Epërme.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lajmëuar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, ka thënë Krasniqi./21Media
 

Back to top button