Sjellja e pushtetit dhe opozitës në Kuvend!

Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin vjeshtor me përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës, por gjuha e përdorur në seanca dhe komisione, vlerësohet, të ketë degraduar në fyerje. Vëzhgues të Kuvendit thonë se Kuvendi nuk është në krye të detyrës dhe sjelljen e deputetëve e kanë parë më shqetësim. Polarizimet në skenën politike kanë reflektuar edhe në seancat e Kuvendit.
Pothuajse në çdo seancë të Kuvendit është bërë praktikë që deputetët e pushtetit dhe opozitës, por edhe kabineti qeveritar të kenë përplasje verbale.
Çështja e grevës, ngritja e çmimeve shpërfaqi debate të forta midis pushtetit e opozitës.
Mospajtime të thella pushtet e opozitë u shpërfaqën edhe për çështjen e dialogut me Serbinë.
Nuk kanë munguar as fyrjet dhe sharjet.
Monitoruesit e Kuvendit nga KDI thonë se ekziston polarizim ekstrem në Kuvend i cili çon në përplasje të shpeshta midis pushtetit dhe opozitës.
Analisti politik, Gazmir Raci, vlerëson se përplasjet e shpeshta dhe gjuha e përdorur nga përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës dëshmon se nuk janë në krye të detyrës.
Por Arbër Thaci nga KDI thotë se debatet e ashpra në Kuvend nuk e pengojnë miratimin e ligjit. Vlerëson se legjislativi nuk është vonuar në miratimin e projektligjeve.
Për përplasjet në Kuvend pushtet dhe opozitë deri më tash asnjë deputet nuk është sanksionuar pavarësisht se ekziston rregullorja e Kuvendit./21Media

Back to top button