S’ka më pengesa, Ivanov të mos presë 10 ditë

LSDM vlerëson se Ivanov nuk ka nevojë që t’i presë dhjetë ditët

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në kumtesën e sotme vlerëson se presidenti Gjorge Ivanov nuk ka nevojë që t’i presë dhjetë ditët dhe se një orë më parë duhet ta japë mandatin për formim të qeverisë së re.

“Më nuk ekzistojnë kurrfarë pengesa për dhënie të mandatit. Të gjithë shpjegimet jo të mençura nga Ivanovi janë tejkaluar me hapa të mençur nga ana e shumicës parlamentare e cila me kujdes vepron sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Kështu është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit i cili menjëherë dërgoi njoftim deri te Ivanoi se ka shumicë të re të deklaruar. Gjithashtu, mandatari i ardhshëm, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev njoftoi se është i përgatitur që sërish ta riafirmojë Programin e qeverisë së re reformuese e cila e mbron unitetin, zotohet se do të punojë në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe perspektivat euroatlantike”, thuhet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, zbatimi i transferimit të qetë dhe të shpejtë të pushtetit është prioritet i lartë shtetëror dhe çdo kundërshtim i proceseve demokratike është vepër kundërshtetërore dhe kundërkushtetuese e cila është e ndëshkuar me ligj.

“Për këtë arsye bëjmë thirrje që të gjithë institucionet dhe çdo individ në pajtueshmëri me përgjegjësitë e tij t’i bashkëngjitet proceseve demokratike që sjellin ndryshime dhe jetë për të gjithë”; thekson LSDM-ja./21Media

Back to top button