S’ka rikthim të Johnny Depp në “Pirates of the Caribbean”

Producenti Jerry Bruckheimer ka thënë se aktori Johnny Depp nuk do të jetë pjesë e “Pirates of the Caribbean”.
Bruckheimer zbuloi se janë duke u zhvilluar dy skenare, por në asnjëren nga to nuk përfshihet Depp, të paktën për momentin.
Për “The Sunday Times”, producenti dha përgjigje të shkurtër për pyetjet e vazhdueshme për një rikthim të mundshëm të Depp.
“Jo në këtë pikë. Për të ardhmen nuk dihet”, u përgjigj ai.
Ndërkaq, kujtojmë që Depp gjatë dhënies së dëshmisë në gjykatë, ku po e padit ish bashkëshorten, Amber Heard, ka thënë se edhe për paratë e gjithë botës, nuk do kthehej në Disney, përkatësisht të luajë në “Pirates of the Caribbean./21Media

Back to top button