Skenderaj krijon fond për të ndihmuar familjet që pësuan nga vërshimet

Komuna e Skenderajt ka krijuar një fond për të ndihmuar familjet që kanë pësuar nga vërshimet.
Për këtë njoftoi nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku përmes një postimi në Facebook.
Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë fond.
“Me qëllim të përballimit të situatës së rëndë që është krijuar pas vërshimeve në komunën tonë, lus të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit, bizneset, shoqatat bamirëse, fondacionet e gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të kontribuojnë në këtë fond përmes të cilit do të ndihmohen familjet që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi natyrore dhe do të bëhet rindërtimi i zonave të shkatërruara të Skenderajt. Të dhënat për fondin i gjeni të bashkangjitura! Skenderaj ”, shkroi Lushtaku në Facebook.
Komuna e Skenderajt është njëra prej më të prekurave nga vërshimet që përfshinë disa qytete të Kosovës. Kryetari i kësaj komuna ka thënë sot se vlera e dëmeve është minimum dhjetë milionë euro./21Media

Back to top button