Skoda do të kufizojë prodhimin për shkak të problemeve në Çeki

Prodhuesi çek i makinave, Skoda do të kufizojë ose ndalojë plotësisht prodhimin e makinave në të tri fabrikat në Republikën Çeke nga 18 tetori deri në fund të vitit, për shkak të mungesës globale të çipave.
Pezullimi i prodhimit mund të godasë rëndë ekonominë çeke, pasi Skoda Auto, e cila është pjesë e Grupit Volkswagen, kontribuon 5% në PBB -në çeke, por gjithashtu përbën 9% të eksporteve çeke.
Prodhimi u pezullua më parë në shtator për një javë për të njëjtën arsye.
Mungesa e çipave ka prekur të gjithë sektorin e automobilave në botë dhe kompanitë evropiane të makinave varen nga prodhimi aziatik, i cili është në rënie për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Çipat janë përbërës strategjikë të botës digjitale, prodhimi i tyre në vendet aziatike është i kufizuar, kërkesat po rriten në të gjithë botën.
Komisioni Evropian ka njoftuar më herët se do të prezantonte një “rregullore evropiane për çipat”, e cila duhet të rrisë kapacitetin e produkteve në Evropë dhe të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar.

Back to top button