Slagjana Pantoviq emërohet nënkryetare e Zveçanit
Nënkryetare e Komunës së Zveçanit sot është emëruar, Slagjana Pantoviq.
Vendimi është nënshkruar nga kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.
Sipas vendimit Pantoviq do të ushtrojë detyrën deri në përfundim të mandatit të kryetarit.
Pantoviq ishte e vetmja nga komuniteti serb që garoi në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës më 23 prill.
Pantoviq garoi për kryetare të Zveçanit./21Media