Sllovenia në gjendje kritike për shkak të Covid-19

Sllovenia edhe më tej është në gjendje kritike me valën e katërt të Covid-19, spitalet vazhdojnë të mbushen, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3.344 raste të reja të Covid-19 dhe 12 viktima.
“Me testime PCR janë konfirmuar 3.344 infektime, me 43,9 për qind të rezultateteve pozitivi të tesimit”, njoftoj sot Instituti Kombëtar për Shëndetoin Publik.
Për momentin ka 874 pacientë , që është për 240 më shumë se para tetë ditësh. Rritet edhe numri i pacientëve të repartit të mjekimit intensiv, që për një javë është rritur nga 158 në 187.
Për shkak të vendosjes së masave më të ashpëra, interesimi për vaksinimin kundër Covid-19 është rritur në ditët e fundit./TV21

Back to top button