Solidarizim me babanë që humbi të bijën nga tërmeti: Ajo po flinte sikur një engjëll

Fotoja e një babai, i cili mbante dorën e vajzës së vdekur nën rrënojat e tërmetit të 6 shkurtit që goditi Turqinë, bëri xhiron e rrjetit duke treguar pa fjalë dhimbjen që shkaktoi ajo tragjedi. Ai quhet Mesut Hancer u bë simbol i një fatkeqësie që preku dhjetëra mijëra jetë, duke tërhequr vëmendje të madhe.
Mesut Hancerit i është dhënë një pozicion administrativ në një stacion televiziv dhe një shtëpi në Ankara, si mbështetje nga një biznesmen.
Gjithashtu, një artist i ka dhuruar Hancerit një pikturë të vajzës së tij, Irmak, si engjëll përkrah të atit, e cila është e varur në dhomën e tyre të ndejës.

“Nuk mundja t’ia lëshoja dorën vajzës sime. Ajo po flinte sikur një engjëll në shtratin e saj”, u shpreh babai.

 
Back to top button