Xhensila e Ajka, shoqe të mira

 
Këngëtarja shqiptare, Xhensila, çdo herë ka shfaq lidhjen e fortë me familjen e saj, por prej kohës kur Ajka erdhi në jetë, ajo është më e plotësuar se kurrë.
Artistja asnjëherë nuk ngurron të tregojë se sa e rëndësishme është Ajka për të.
Xhensila ka postuar dy foto në Instagram me Ajkën, ku ka shkruar sipër postimit “Shoqja mames. Ajka e jetës”.

Së fundmi, këngëtarja u përfol në mediat rozë pas një interviste të dhënë, ku ka treguar historinë e jetës së vështirë të familjes së saj, jashtë muzikës e artit që ajo kultivon, e sidomos se sa ka ndikur divorci i prindërve të saj në jetën e saj, duke shtuar se dëshiron që lidhja e saj me Ajkën të jetë e njëjtë me atë që Xhensila ka me nënën e saj dhe që t’i ofrojë ngrohtësinë e duhur familjare.
Artistët si vendorë edhe ndërkombëtarë, kur bëhet fjalë për jetën private, pak nga ta preferojnë të bëjnë publike detaje të tilla, por kësaj radhe Xhensila nuk është kursyer./21Media

Back to top button