Sonte finalja e katërt e ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit
Sonte nga ora 20:30 do të zhvillohet finalja e katërt e “Play-off”it ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Theranda po udhëheq në serinë finale 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të fitojë titullin e kampionit.
Në dy takimet e para, ka fituar Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë kurse ndeshjen e fundit në Therandë e kanë fituar ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58.
Dy nga tri takimet, siç informoi Federata e Basketbollit të Kosovës, kanë sjellur dramë deri në sekondat e fundit, duke arsyetuar epitetin e finales, ndërsa përballje e ‘zjarrtë’ pritet edhe sonte në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku interesimi është i jashtëzakonshëm për finalet.
Këto dy skuadra kanë qenë më të mirat në garat e rregullta, me ç’rast, Ylli ka përfunduar garat në vendin e parë, ndërsa Trepça ishte e dyta. Kampionët e kanë eliminuar Sigal Prishtinën në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse fituesit e Kupës kanë qenë më të mirë se Peja.
Në garat e rregullta janë përballur katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës./21Media