Vetura godet një fëmijë në Viti

 

Një fëmijë është goditur nga një veturë, mbrëmë rreth orës 18:00 në fshatin Pozharan të Vitisë.

Sipas Policisë e dyshuara derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe ka shkaktuar aksident duke e goditur viktimën mashkull kosovar (i mitur) i cili ishte duke drejtuar biçikletën.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar viktima, e dyshuara dhe pasagjerja në veturën e saj. Të njëjtit janë trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan, ku më pas pasagjerja është liruar, e dyshuara ka vazhduar tretman në QE-Gjilan, ndërsa viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button