Sot caktohet seanca për ligjet e FSK-së

Në rend të ditës janë edhe pikat e papërfunduara nga disa seanca plenare

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga ora 15:00 me kryetarët e grupeve parlamentare, ku ndër të tjera do të caktohet edhe seanca në të cilën do të shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në rendin e ditës janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor, në mesin e të cilave janë votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës, atij për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun me Serbinë, etj.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga seanca e 23 nëntorit, në mesin e të cilave janë interpelanca e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të caktojë edhe datën e seancës së re plenare, ku do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2019, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, etj.

R e n d i  i  d i t ë s

I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018:

1.      Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

2.      Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

3.      Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

4.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

5.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

6.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

7.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

8.      Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

9.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

10.  Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

11.  Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

12.  Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

13.  Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,

14.  Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

15.  Votimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,

16.  Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,

17.  Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,

18.  Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,

19.  Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,

20.  Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,

21.  Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.   II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 23 nëntor 2018:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

Koha për pyetje parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër (4) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

III. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

1.      Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.      Koha për pyetje parlamentare,

3.      Shqyrtimi i parë i  Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

4.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet biocide,

6.      Shqyrtimi i parë i  Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,

7.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,

8.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,

9.      Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,

10.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

11.  Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

12.  Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

13.  Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

14.  Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.   IV. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Back to top button