Sot diskutohet për privatizimin e Telekomit

Më 22 janar, Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër privatizimit të Telekomit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal sot në orën 12:30 do të mbajë mbledhjen e radhës.

Ndër të tjera, ky komision do të shqyrtojë vendimin e Qeverisë të muajit të kaluar me të cilin është autorizuar Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës”.

Më 22 janar, Qeveria e Kosovës i ka dhënë dritën e gjelbër privatizimit të Telekomit pas këtij vendimi.

Komisioni Qeveritar për Privatizim do të kryesohet nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe në përbërje do të jetë edhe Ministri i Financave, Bedri Hamza, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Ministrat do t’i rekomandojnë Qeverisë së Republikës së Kosovës ofertuesin më të suksesshëm për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje.

Ndryshe, Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A, në mbledhjen e fundit, unanimisht ka vendosur që për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të zgjidhet Bedri Istrefi.

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button