Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot dita e dytë e Evropianit U20, na presin katër ndeshje interesante

Ndeshje interesante dhe hendboll të mirë do të ketë edhe në ditën e dytë të Evropianit që po mbahet në Prishtinë.

Sot nga ora 12:15 Belgjika do të përballet me Luksemburgun. Ndërsa, Bullgari e Finlanda do të ndeshen nga ora 14:30.

Përballje në fushën e hendbollit këtë të diel do të ketë edhe Estonia e Lituania nga ora 16:45 dhe Britania e Madhe dhe Latvia nga ora 19:15.

Kujtojmë se të shtunën në ditën e parë të Evropianit U20 u zhvilluan katër ndeshje.

Turqia mposhti Belgjikën me rezultat 37:26.

Gjeorgjia e Estonia kanë luajtur ndeshje të fortë e interesante. Në fund të dy Kombëtaret e fituan nga një pikë. Rezultati ishte 26:26.

Sllovakia e ka nisur furishëm Evropianin në Prishtinë. Emposhti Britaninë e Madhe me rezultat 39:14 në ndeshjen e tretë të ditës së parë.

Dhe mbyllje e bukur e ditës së parë të Evropianit u shënua me fitoren e Kosovës. Kosova mposhti Bullgarinë me rezultat 23:22./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button