Sot i jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vra në Prishtinë

Zejnije Gubetini-Gashi e cila mbeti e vrarë nga një gjuajtje mes dy grupeve krimilane në Prishtinë, do të varroset sot.

Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerës do të bëhet në varrezat e lagjes “Arbëria”,

“Me dhimbje të thellë, njoftojmë familjen, shoqërinë dhe miqtë se sot, më datën 27.03.2024, nga dora kriminale e grupeve mafioze në Prishtinë, si një kalimtare e rastit, u vra motra jonë (qika e axhës) Zejnije Gubetini Gashi. Varrimi i të ndjerës do të zhvillohet nesër, më datën 28.03.2024, me ikindi (15:15) në varrezat e qytetit Arbëri (Dragodan).”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Kujtojmë se Gubetini- Gashi ishte dërguar me urgjencë në QKUK, mirëpo e njëjta nuk arriti që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ndërroi jetë të mërkurën në spital.

Back to top button