Sot Kadri Veseli feston ditëlindjen

 

Ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot feston ditëlindjen e 54-të.

Veseli u lind më 31 maj të vitit 1967, në Broboniq të komunës së Mitrovicës. Filloi studimet e arsimit të lartë në vitin 1990 në Universitetin e Prishtinës në fakultetin e Bujqësisë dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.

Për shkak të rrethanave politike, ai u detyrua të përfundojë pjesën e mbetur të studimeve në Shqipëri. Ka një diplomë bachelor nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe një MBA në Menaxhim të Përgjithshëm nga fakulteti ndërkombëtar i Universitetit Sheffield në Selanik, Greqi.

Në fund të vitit 2012, Veseli u bashkua zyrtarisht në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe më 27 janar 2013 ai u bë nënkryetari i partisë. Veseli u votua për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 8 dhjetor 2014.

Është i martuar me gruan, Violetën dhe kanë katër fëmijë së bashku.

Në vitin 2020, ai u padit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë Luftës së Kosovës dhe që nga muaji nëntor i vitit të kaluar ai është në Hagë. /21Media

Back to top button