Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

 

Brenda 24 orëve janë raportuar katër raste të dhunës në familje, ka bërë të ditur policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një femër ka raportuar se për shkak të një mosmarrëveshje verbale me të dashurin e saj, i njëjti e kishte sulmuar viktimën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45.

Ndërkaq, edhe në Fushë Kosovë, një femër ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte sulmuar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore, ku më pas viktimën e kishte dërguar për trajtim mjekësor.

Në Gllogoc dje në mëngjes një femër kosovare ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga një femër kosovare, ndërkaq, viktima është dërguar në shtëpinë integruese.

Për dhunë në familje ka raportuar edhe një grua nga nga Gjakova, ku bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me duar, kështu që viktima i ishte nënshtruar tretmanit mjekësor.

Në lidhje me këto katër raste të ‘dhunës në familje, në rastin e parë prokurori është kontaktuar dhe rasti është ende duke u inicuar, ndërkaq, në lidhje me rastin e dytë dhe të tretë rasti ka shkuar në procedurë të rregullt, ndërsa përsa i përket rastit të fundit i dyshuari është në kërkim policor./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button