Sot nisen për Austri dy të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

 

Sot pritet të dërgohen për shërim në Austri edhe dy pacientë të cilët janë lënduar nga shpërthimi në Ferizaj. Kjo për portalin rtv21.tv u bë e ditur nga zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Nisja do të bëhet në ora 14:45 nga Aeroporti i Prishtinës, tha Hoti

Paraprakisht në ora 13:00 ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Austrisë, Christoph Weidinger do të deklarohen për mediat.

Hoti për portalin rtv21.tv po ashtu tregoi se shpenzimet e trajtimit do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë, por që detaje shtesë do t’i bëjë të ditura ministri në detyrë Zemaj.

Me 5 janar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Ferizaj u lënduan 42 persona., prej tyre 4 të tjerë janë dërguar për trajtim në Turqi./21Media

Back to top button