Sot shi e vende-vende edhe borë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me intervale me diell.

Sipas institutit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu, ndërsa në vise me lartësi mbi 800m parashihet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button