Sot s’ka plane për evakuime të civilëve në Ukrainë

Ukraina nuk ka plane të hapë të hënën asnjë korridor humanitar për të evakuuar civilët nga qytetet e rrethuara, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk.

Ajo u shpreh se vendimi u mor për shkak të raporteve të inteligjencës që paralajmëronin për “provokime” të mundshme ruse përgjatë rrugëve.

Korridoret e sigurta janë krijuar nga Mariupol, Sumy dhe qytete e fshatra jashtë kryeqytetit Kiev, të cilët aktualisht janë të rrethuar ose pothuajse të rrethuar nga forcat ruse, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Megjithatë, granatimet ruse më parë kanë penguar evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara, duke futur në kaos tentativat për evakuime./21Media

Back to top button