Procedura disa minutëshe për t’iu kthyer rendit dhe ligjit

(Live Update)

Shefja e Kabinetit dhe Këshilltare e Lartë Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Jeta Tela tha se procesi i regjistrimit të veturave nga targat ilegale në ato legale është shumë i shpejt.
“Procesi i riregjistrimit të automjeteve është mjaft i shpejt për arsye se janë një sërë masash letësirash që ofrohen në këtë proces, psh është lirimi nga tarifa doganore, tarifa administrati në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, taksa e targave dhe po ashtu edhe kompensimi për pajisjen me certifikaten e regjistrimit të automjeteve dhe procedura është disa minutëshe, por me benifite shumë të mëdha për t’iu kthyer rendit dhe ligjit”, tha Tela për RTV21.

MPB tregon si po shkon procesi i kthimit të targave ilegale në RKS
Shefja e Kabinetit dhe Këshilltare e Lartë Politike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Jeta Tela tha se procesi i regjistrimit po vijon në rregull.
“Që nga data 1 shtator të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjetëve janë të gatshme për të bërë edhe pranimin e qytetarëve për kthimin e targave ilegale në targa RKS. Natyrisht kemi edhe qytetarë që kanë filluar t’i bëjnë kthimin e targave në targa te RKS-së. Kemi rreth 9 automjete të cilët kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe janë pajisur me targa RKS dhe këto janë në rajone të ndryshme të Kosovës”, tha ajo në një intervisë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21/21Media

Back to top button