Plenkoviq në takim me Kurtin: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KE

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq i ka shprehur mbështetje Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropian gjatë takimit me kryeministrin e Albin Kurti në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Përmes një postimi në platformën X, Plenkoviq njoftoi se me Kurtin po ashtu diskutuan edhe rreth situatës në rajon.

“Me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti diskutova për situatën në rajon. E përgëzova për heqjen e regjimit të vizave si dhe i shpreha mbështetjen tonë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe në rrugën drejt BE-së”, shkroi kryeministri kroat.

Ai po ashtu bëri të ditur se Kroacia dhe Kosova do të vazhdojnë me forcimin e bashkëpunimit ekonomik./21Media

Back to top button