Spasovski: Mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri në LSDM

Oliver Spasovski në paraqitjen e tij në ClickPlus të TV21, tha se nuk e sheh veten si pjesë e ekipit të ri në LSDM. Spasovski thotë se partisë i duhen njerëz me energji të re.
“Unë mendoj se nuk duhet të jem pjesë e ekipit të ri. Duhen njerëz të tjerë, njerëz të ri. Që kanë energji të re dhe vizion të ri, ndërsa ne do të jemi këtu krah për krah për të ndihmuar rritjen e LSDM-së”, tha mes tjerash Spasovski.

Tutje, Spasovski tha se personalisht nuk mendon se LSDM është dobësuar si parti edhe përkundër rezultatit në zgjedhjet lokale. Spasovski thotë se do të duhet të ndryshohen edhe disa politika dhe se nuk mjafton vetëm ndërrimi i personave në udhëheqësi.
“Nëse e shohim edhe në prizmin e zgjedhjeve lokale, unë nuk shoh unë që është dobësuar shumë, si strukturë, si parti. Megjithatë a duhet të rregullohet diçka në atë strukturë, po. A duhet të ndryshohet në të mirë diçka në mënyrën e veprimit dhe në politika, gjithsesi se po. Nuk mjafton vetëm ndërrimi i njerëzve”, tha Spasovski./TV21
 

Back to top button