Specialja fton në intervistë kosovarin i cili në kohë lufte ishte vetëm 6 muajsh

Ish-kandidati për asamblist në Deçan i AAK-së, Musa Lekaj ka bërë të ditur se ka marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale në Hagë, që të intervistohet këtë muaj.
Lekaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shkruar është çuditur nga kjo ftesë.
”Dje kam mare ftese nga Zyra e Prokurorit te Specializuar ne Hage qe te intervistohem me daten 18.01.2022, ani pse ne kohen kur filloi lufta ne muajin Mars 1998 une kam qene vetem 6 muajsh”, ka shkruar ai./21Media

Back to top button