Stallone dhe Flavin heqin dorë nga divorci
Aktori Sylvester Stallone dhe gruaja e tij Jennifer Flavin janë pajtuar një muaj pasi ish-modelja bëri kërkesë për divorc.
Një përfaqësues i aktorit tha për Page Six se çifti janë “jashtëzakonisht të lumtur” pasi zgjidhën mosmarrëveshjet mes vete dhe u ribashkuan.
“Ata vendosën të takoheshin përsëri në shtëpi, ku biseduan dhe ishin në gjendje të zgjidhnin mosmarrëveshjet e tyre. Ata të dy janë jashtëzakonisht të lumtur “, tha përfaqësuesi.
Lajmi vjen disa ditë pasi një dosje gjyqësore nga Palm Beach County, Florida, zbuloi se dyshja ranë dakord, “që është në interesin më të mirë të secilit prej tyre individualisht, dhe më e rëndësishmja kolektivisht si familje, për të zgjidhur të gjitha çështjet që lidhen me zgjidhjen e martesës së tyre në mënyrë dinjitoze, miqësore dhe private jashtë gjykatës”.
Flavin paraqiti kërkesë për divorc në gusht duke pretenduar se Stallone “u përfshi në shpërndarjen, shterimin dhe/ose humbjen e qëllimshme të aseteve martesore që ka pasur një ndikim negativ ekonomik në pasurinë bashkëshortore”.
Stallone, i cili u martua me Flavin në 1997 dhe me të ka tre vajza, Scarlet, Sistine dhe Sophine, i mohoi akuzat./21Media