Stano jep detajet teknike rreth takimit në Ohër

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stano, në një konferencë nga Ohri, tha se takimi mund të zgjasë deri pasdite apo në mbrëmje.

Stano ka treguar procedurat se si do të shkojnë deklaratat për media dhe ka bërë të ditur se përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell do të deklarohet për media por, nuk do të ketë pyetje nga gazetarët.

“Nuk mund të flas tashmë per diskutimet në takime, por për çështje te organizimit te gazetareve kur te dale Borelli”, ka thënë Stano.

Back to top button