Stano: Nuk dihet data e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, varet nga palët
Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano ka thënë se BE-ja ka intensifikuar përpjekjet e saj për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.
“Po, BE-ja ka intensifikuar përpjekjet e saj për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stano në një përgjigje për RTV21.
Por, sipas tij, data se kur mund të arrihet marrëveshja e tillë, nuk varet vetëm nga përpjekjet e BE-së.
“Por në fund, data kur mund të arrihet një marrëveshje e tillë nuk varet nga përpjekjet e BE-së, por nga aftësia e të dyja palëve për t’u sjellë në mënyrë konstruktive evropiane dhe për të arritur konsensusin e nevojshëm për një marrëveshje të tillë”, përfundoi Stano./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?