Stapanica e Klinës po zbrazet
22 Prill 2019
Ditëve të fundit kanë ikur mbi 30 familje, kërkojnë jetë më të mirë
Ditëve të fundit kanë ikur mbi 30 familje, kërkojnë jetë më të mirë
Përkundër apeleve të shumta nga vendi e bota, vazhdon largimi nga Kosova. Fshati Stapanicë e Klinës po zbrazet. Ditëve të fundit janë larguar nga ky fshat mbi 30 familje. Shkolla po mbetet me pak nxënës, fabrika e gurit pa punëtor kurse pritet që ditët në vazhdim të ikin edhe dhjetëra familje. Ikja e kosovarëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian, në kërkim të një jetë më të mirë nuk ka të ndalur./21Media