Aksion i madh anti-drogë në zonën e Dukagjinit, ka të arrestuar

Njësitë Speciale të Policisë nën udhëheqjen e Prokurorisë së Pejës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë anti-drogë në zonën e Dukagjinit.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar prokurori, Ersan Qavolli.
Ai ka thënë se deri më tani janë arrestuar të paktën shtatë persona, ndërsa aksion po vazhdon.
Është bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale./21Media

Back to top button