Stoltenberg në mesazhin e fundvitit: Siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij për fundvit.

“Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Po ashtu Stoltenberg nuk ka harruar të falënderojë edhe të gjithë aleatët për mbështetjen dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë.

“Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona të NATO-s. Shërbimi i tyre na mban të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”./21Media

Back to top button