Kovaçevski: Pas 17 vjetësh pritje më në fund po fillojmë negociatat

Para fillimit të konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së, kryeministri Dimitar Kovaçevski u shpreh i kënaqur që pas 17 vjetësh pritje, vendi do të fillojë negociatat.
“Është një kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh pritje sot më në fund nisim negociatat. Ne po hapim perspektiva të reja për shtetin dhe qytetarët dhe ngadalë por me siguri po i bashkohemi familjes së madhe evropiane, e cila ishte objektivi ynë strategjik prioritar dekada më parë. Propozimin europian që morëm, përmes një procesi të gjerë konsultimi, e njohëm si zgjidhjen më të mirë të mundshme, e cila respekton dhe ruan vijat e kuqe nga disa aspekte, dhe në të njëjtën kohë i jep fillimin përfundimtar enegociatave. E rëndësishme për ne, është se është specifikuar gjuha maqedonase pa asnjë shtesë, sqarim dhe plotësim. Kjo hap dyert që gjuha jonë maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së, që unë personalisht e konsideroj arritjen më të madhe dhe suksesin më të rëndësishëm. Në këtë mënyrë gjuha maqedonase jo vetëm që do të mbrohet, por do të ketë edhe një promovim të jashtëzakonshëm, pasi shumë vende dhe kultura, të cilat tradicionalisht nuk kanë kontakt me gjuhën tonë, do të mund ta njohin atë”, tha Kovaçevski.
Kovaçevski shtoi se vendi i Maqedonisë është në BE dhe deri më tani ka dëshmuar shumë herë se është një partner i besueshëm për BE-në dhe për vendet anëtare dhe kështu do të vazhdojë të punojë edhe në të ardhmen.
Procesi i këtyre dy vendeve ishte bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë. E Shqipëria ishte futur në një pako me Shkupin zyrtar.
Ngërçi me Bullgarinë u zgjidh të shtunën, kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që tejkalon mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve për gjuhën dhe historinë.
Maqedonia e Veriut ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE nga viti 2005, kurse Shqipëria nga viti 2014./21Media 

Back to top button