Studentët me peticion kërkojnë rifillimin e ligjëratave në formë fizike

 

Organizata Studentore “Reforma” informoi se ka filluar një peticion për rifillimin e ligjeratave universitare në formë fizike.

“Reforma” bëri të ditur se përmes peticionit online synojmë që të shprehim pakënaqësitë e tyre si studentë, siç theksuan “nga vendimet e fundit të publikuara nga MSH dhe MASH, për vazhdimin e mësimit në formën online në të gjitha institucionet universitare të Republikës së Kosovës”.

“Këtë vendim e konsiderojmë absolut të paarsyeshëm përderisa të gjitha digasteret e tjera kanë përfituar lehtësime të masave, dhe e bazojmë në faktin që mësimi online sipas shumicës së studentëve nuk ka qenë efektiv.  Me nënshkrimin e këtij peticioni ne si individ, deklarojmë se dëshirojmë rifillimin e mësimit fizik në Universitet dhe kërkojmë nga organet kompetente që në të njejtën formë siq janë organizuar kushtet për lehtësimin e masave për shtresat e tjera të shoqërisë, të organizohen edhe për studentët.”, u bë e ditur në kuadër të peticionit të organizatës “Reforma”.

Peticionin mund ta gjeni duke klikuar këtu.

Back to top button