Stuhi e madhe në Serbi

Pas Italisë, Sllovenia, Kroacia, reshjet e dendura të shiut, të shoqëruara me bubullima dhe erë të stuhishme kanë mbërritur në Serbi. I pari u godit Sombori, ku erërat e forta rrëzuan pemët. Shi me bubullima edhe në Suboticë.

Në disa zona stuhia ka shkatuar dëme të energjisë elektrike.

Në pjesën më të madhe të Vojvodinës, si dhe në pjesë të rretheve Maçvan dhe Kolubara, gjatë mbrëmjes, stuhi e fortë do të shkaktojë reshje shiu shumë intensive, bubullima të forta, erëra të forta, të cilat në disa vende do të arrijnë erëra të forta uragane, njoftuan autoritetet në Serbi, raporton Danas, përcjell portali rtv21.tv

Priten dëme materiale, si dhe rrezikohet siguria e njerëzve dhe kafshëve., vijon paralajmërimi.

Gjatë mbrëmjes, në zonën e Beogradit dhe rrethinën, shira lokale të forta me bubullima, erëra të forta dhe të stuhishme, të cilat mund të shkaktojnë dëme materiale, si dhe mund të rrezikohet siguria e njerëzve dhe kafshëve.

Paralajmërimi është për periudhën nga ora 18:58 deri në ora 23:00.

Back to top button