Stuhi shiu, rrëzohen shtylla elektrike, drunjë dhe kulmi i një objekti

Për shkak të reshjeve të shiut, në rrugën rajonale Ferizaj- Shtime është rrëzuar një shtyllë elektrike, dy drunj dhe një  kulm.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ndërsa ka thënë se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Ferizaj-Shtime (në hyrje të fshatit Lloshkobarë) është rrezuar një shtylle elektrike dhe një kulm nga llamarina e një objekti, ku është bllokuar rruga si dhe në rrugën “Epopeja e Jezercit” (afër pishinës “Ujëvara”) janë rrëzuar dy drunjë dhe është bllokuar rruga”, ka thënë Veseli.
Tutje Veseli ka thënë se është njoftuar Drejtoria e Emergjencave e komunës, KEDS- in dhe zjarrfikësit, ndërsa patrullat policore janë vendosur në këto lokacione për të monitruar dhe drejtuar komunikacionin për në rrugë tjera/dytësore.
Ndërsa në ora 19:45 Policia ka njoftuar se janë liruar këto dy rrugë dhe komunikacioni është duke u zhvilluar ngadalë, për shkak të kolonës së automjeteve./21Media

Back to top button