Punëtori teknik i shkollës sulmon seksualisht një nxënëse në Malishevë

Arrestohet i dyshuari

Një punëtor teknik në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Kajtaz Ramadani” në fshatin Kijevë të Malishevës, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Me datë 17.11.2022, Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar se viktima, femër (e mitur), nxënëse e SHFMU “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ishte sulmuar seksualisht nga një punonjës teknik i kesaj shkolle”, ka thënë Elezaj.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë si dhe është iniciuar rast “Sulm seksual”./21Media

Back to top button