Vdiq një grua në Prishtinë, ra nga një objekt

Rasti vazhdon të hetohet

Një grua ka humbur jetë pasi që kishte rënë nga një objekt.
Viktima është  dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se viktima femër kosovare pasi dyshohet se kishte rënë në tokë nga një objekt, me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKUK ku më pas kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Ksoovës.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:37 në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button