Sulmi me raketa plagosi pesë persona pranë Lvivit
Një sulm gjatë natës në rajonin perëndimor të Ukrainës, Lviv shënjestroi infrastrukturën hekurudhore, duke lënë pesë persona të lënduar.
Kreu rajonal, Maksym Kozytskyi tha se sulmi i së mërkurën mbrëma dëmtoi ndjeshëm objektet hekurudhore.
Dy rrethe u shënjestruan, duke përfshirë Stryi në jug të qytetit Lviv dhe Sambir në jug-perëndim, shkruan BBC
Kreu i hekurudhave të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin mohoi raportet se raketat ruse kanë goditur një tunel kyç dhe tha se asnjë punonjës hekurudhor nuk u lëndua./21Media