Sulmohet një veturë e Policisë në Zveçan e një në Mitrovicë të Veriut

(Lajm i përditësuar)

Një veturë e Policisë në Zveçan dje është sulmuar me gurë nga tre persona të maskuar.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur rreth orës 10:00 të enjten.

“Raportohet se tre persona të maskuar kanë gjuajtur me gurë në drejtim të veturës zyrtare të policisë dhe më pas janë larguar. Përveç dëmeve materiale në veturë zyrtare, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Një sulm tjetër ndaj një veturë të Policisë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut. Përveç me gurë, ajo është gjuajtur edhe me shok-bombë. “Mitrovicë Veri, 15.06.2023-23:30. Raportohet se persona të panjohur kanë gjuajtur me gur dhe shok – bombë automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Për veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.


Dyshohet se u hodhën shok-bomba pranë stacioneve policore në Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut

Pranë stacioneve policore në Zveçan dhe në Mitrovicë të Veriut mbrëmë janë dëgjuar disa shpërthime.

Për portalin rtv21.tv drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se me shumë gjasa bëhet fjalë për hedhje të shok-bombave.

Elshani ka treguar se nga këto shpërthime nuk ka të lënduar por se është dëmtuar një veturë e Policisë.

Tutje Elshani ka treguar se lidhur me këtë rast janë duke vazhduar hetimet./21Media
Back to top button