Sulmoi një person dhe publikoi videon e sulmit, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i dyshuar për sulm dhe ngacmim.
“Sot nga njësite policore të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person i dyshuar për veprat sulm dhe ngacmim”, njofton Policia.
F.I/20 vjeç dyshohet se ka sulmuar ankuesin dhe videon e sulmit e ka publikuar në rrjete sociale.
Rasti në polici është denoncuar me datën 24.10.2022.
Sipas njoftimit, pas arrestimit me vendimin e prokurorit të shtetit personit të dyshuar i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh./21Media 

Back to top button