Sulmuan me shishe qelqi punëtoren e marketit gjatë grabitjes, arrestohen dy të mitur

Dy të mitur janë arrestuar të hënën në Gjilan nën dyshimin se kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market.
Policia ka njoftuar të martën se punëtorja e marketit është sulmuar nga ta me shishe qelqi.
Sipas raportit policor, ajo ka pësuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?