Super Messi e përfundoi dramën e El Clasicos

Sfidën e sontme e fitoi Barcelona

Sonte në stadiumin Santiago Bernabeu u luajtë El Classico, ndërmjet dy gjigantëve spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës. Këtë El Classico e fituan katalunasit me rezultat 2:3.

Ishin fillimisht ”Mbretërit” që kaluan në epërsi përmes golit të Casemiros, të cilin e shënoi në minutën e 30-të të ndeshjes. Ndërsa, Barcelona barazoi rezultatin përmes një goli të bukur të Lionel Messit, të cilin e shënoi në minutën e 33-të të takimit, shkruan rtv21.tv

Derisa të dyja skuadrat kishin shumë shanca për të shënuar gola, ishte ekipi i Luis Enriques, i cili e shpoi edhe një herë rrjetën e Real Madridit duke epërsuar rezultatin. Ishte futbollisti, Ivan Rakitic që shënoi gol të bukur për katalunasit duke kaluar kështu ekipin në epërsi ndaj një rivali të fortë siç është Real Madridi.

Disa minuta më vonë për Realin shënoi James Rodriguez ku barazoi rezultatin për 2:2. Ndërsa, krejt në përfundim të takimit, gjithçka e vulosi superylli argjentinas, Lionel Messi, i cili shënoi për 2:3, duke i dhuruar fitoren Barcelonës dhe 3 pikë mjaft të rëndësishme. /21Media

https://youtu.be/5LhwUYVIqfM?t=56

 

https://youtu.be/E4dBKoQnIj4?t=2

https://youtu.be/ajTtCwkrk5w?t=1

Back to top button