Superliga e Kosovës, barazimi e shpall kampion Prishtinën

 

Superliga e Kosovës do rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante në kuadër të xhiros së 35-të, ku edhe mund të mësohet kampioni i sezonit 2020/21.

Vëmendja sot do të jetë te takimi mes Gjilanit dhe Prishtinës, ku “Plisave” përveç fitores iu mjafton edhe barazimi për t’u shpallur kampion.

Po ashtu, skuadrat si Drita dhe Ballkani do të zhvillojnë sot ndeshje, që në rast humbje të Prishtinës, të vazhdojnë presionin deri në xhiron e fundit kundër kryeqytetasve.

Pas 34 xhirosh, tabela e Superligës së Kosovës kryesohet nga Prishtina me 75 pikë, pesë sosh më shumë e vendi i dytë Drita, ndërsa Top 4 e mbyllin Ballkani me 68 pikë dhe Gjilani me 48 sosh.

Në anën tjetër, skuadra e Besës që zë vendin e fundit në tabelë me vetëm 12 pikë veçse e ka siguruar rënien në Ligën e Parë, kurse skuadrat si ajo e Arbërisë, Feronikelit dhe Trepçës ’89 janë duke luftuar ende për mbijetesë.

Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Kosovë mund ta gjeni më poshtë.

15:00 Arbëria (9) – KF Llapi (5) (Stadiumi Sami Kelmendi)

15:00 Drenica (6) – Drita (2) (Stadiumi Bajram Aliu)

15:00 FC Ballkani (3) – Trepça ’89 (7) (Stadiumi Suva Reka)

15:00 Feronikeli (8) – FC Besa (10) (Stadiumi Rexhep Rexhepi)

15:00 Gjilani (4) – Prishtina (1) (Stadiumi i qytetit të Gjilanit).

Back to top button