Superliga e Kosovës rikthehet me dy ndeshje
Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 18-të të këtij edicioni.
Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku më interesantja do të jetë ajo mes Drenicës e Dritës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, Drenica e mposhti si mysafire Prishtinën me rezultat minimal 1:0, kurse Drita shënoi fitore 3:1 kundër Malishevës.
Momentalisht, Drita vazhdon ta kryesojë tabelën në kuotën e 35 pikëve, pesë sosh më shumë se kampioni aktual Ballkani, që zë vendin e dytë. Në anën tjetër, Drenica renditet në pozitën e gjashtë me 20 pikë të arkëtuara.
Ndërkaq, krahas takimit mes Drenicës e Dritës do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Ferizaj dhe Dukagjinit.
Ferizaj zë vendin e fundit në tabelë në kuotën e 12 pikëve, krahas Dukagjinit që renditet në pozitën e pestë me 21 pikë të arkëtuara.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.
13:00 Drenica – Drita
13:00 Ferizaj – Dukagjini