Superliga e Shqipërisë, përballen dy skuadrat më të mëdha të Tiranës

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 15 të këtij edicioni.
Programin e sotëm e hap ndeshja mes Kukësit dhe Laçit, e cila zhvillohet me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Kukës Arena”.
Ndërkaq, përballja më interesante e sotme zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku kampioni i Superligës, Tirana e pret në shtëpi, në stadiumin “Selman Stërmasi”, liderin aktual, Partizanin.
Momentalisht, tabelën e kryeson Partizani në kuotën e 26 pikëve, një më shumë se vendi i dytë Tirana, kurse Top 4 e mbyllin Egnatia dhe Erzeni me nga 21 pikë.
Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Bylisi me 15 pikë, Teuta me 14 sosh dhe Kukësi në vendin e fundit me 12 pikë.
Programin e sotëm të Superligës së Shqipërisë e gjeni më poshtë.
13:00 Kukësi – Laçi
20:00 Tirana – Partizani

Back to top button